Policia e Durrësit ka njoftuar mëngjesin e sotëm se 34-vjeçari Indrit Ndoj është gjetur i vrarë me armë zjarri në lagjen ‘Bakishe Visha’ në Fushë-Krujë. Sipas policisë, 34-vjeçari ka plagë në këmbë. Ai është gjetur nga familjarët e tij në anë të rrugës rreth orës 08:20.
Policia dhe grupi hetimor po hetojnë në lidhje me ngjarjen dhe identifikimin e autorëve të vrasjes.