Ndërron jetë në mënyrë misterioze 32-vjeçari Laer Kurti. Mbrëmjen e kaluar policia ka ndaluar për kontroll në rrugën ‘Riza Çuka’, 32 -vjeçarin Laer Kurti. Sipas policisë ai nuk u është bindur uniformave blu dhe është larguar me vrap. Blutë e Tiranës kanë arritur që ta ndalojnë në ‘Don Bosko’ dhe e kanë shoqëruar në Komisariatin numër 3. Sipas Policisë, Kurti ka shfaqur problem shëndetësore dhe është dërguar në spitalin e Traumës ku ka ndërruar jetë. Autoriteti i Mbikëqyrjes Policore ka bërë të ditur se ka nisur hetimi në lidhje me ngjarjen dhe po kryhen të gjitha ekzaminimet për të përcaktuar shkakun e vdekjes.