Pavarësisht rritjes së çmimeve, drutë e zjarrit do të tregtohen me çmimin e paraluftës. Duke marrë shkasë nga rritja e çmimeve që kanë pësuar drutë e zjarrit, kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se do të ndalojnë rritjen e çmimit me VKM.
Nga një takim me fermerët në Gjirokastër, kreu i qeverisë theksoi se VKM-ja do të publikohet në ditët në vijim dhe se nuk do të lejojnë asnjë lloj abuzimi me çmimin e druve. Rama tha se nuk e kupton përse është dyfishuar çmimi i druve sepse sipas tij nuk kanë asnjë lidhje me situatën e krizës.
“Vendim që s’do i lëmë të rrisin çmimin e druve të zjarrit. Ca lidhje kanë drurët e zjarrit që kanë filluar të na shfaqen me dyfish çmimi, unë nuk e di. Por vendimi i qeverisë do jetë që drutë e zjarrit do shiten me çmimin e para luftë dhe pikë”, tha Rama.