Bashkimi Europian kërkon përpjekje më të forta nga Shqipëria për të kaluar testin e sigurisë ushqimore.
“Shqipëria ka një farë përgatitjeje në drejtim të sigurisë ushqimore, politikës veterinare dhe asaj fitosanitare, por po bën përparim të kufizuar. Shqipëria nuk ka bërë hapa të rëndësishëm për hartimin dhe miratimin e një politike sektoriale koherente. Disa nga rekomandimet e Komisionit nga viti 2021 nuk u zbatuan plotësisht dhe mbeten ende për t’u përmbushur, pasi nevojitet më shumë progres.”
Në raportin vjetor, Komisioni Europian kërkon që Shqipëria të miratojë një politikë kombëtare të konsoliduar të sigurisë ushqimore, të plotësojë personelin e nevojshëm veterinar, të zgjerojë kapacitetet mbikëqyrëse ndaj sëmundjeve të kafshëve, si dhe të vijojë të zbatojë programin e vaksinimit të tërbimit.
Zbatimi i këtyre masave për ekspertë të sigurisë ushqimore, bashkë me Bashkimin Europian do të fitonte edhe besimin e konsumatorëve shqiptarë ndaj institucioneve.
Në negociatat teknike me BE-në, Siguria Ushqimore është një prej kapitujve kryesorë që Shqipëria të vijojë rrugën e integrimit europian.