Një zëdhënës i Komisionit Europian ka komentuar deklaratën e ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi se ka marrë dhuratë 20 shishe vodka nga presidenti rus Vladimir Putin. Zëdhënësi i KE ka thënë për një gazetare se Berlusconi ka shkelur sanksionet e vënë ndaj Rusisë, pasi ndalohet importi i mallrave ruse, përfshirë edhe dhuratat.
“Paketa e pestë e sanksioneve, e rënë dakord në prill 2022, zgjati ndalimin e importit të mallrave nga Rusia në alkool, përfshirë vodkën. Nuk ka asnjë përjashtim për dhuratat. Edhe një herë ju kujtojmë se shtetet anëtare janë përgjegjëse për zbatimin e sanksioneve të BE-së. Komisioni Evropian nuk vlerëson rastet individuale të aplikimit të sanksioneve”, saktëson ai.