Sistemi TIMS shfaqi probleme mbrëmjen e djeshme në pikat doganore.
Lajmi u bë i ditur nga transmetuesi Euronews Albania.
Në portin e Durrësit qindra qytetarë mbetën pezull nga rënia e sistemit.
Pas disa minutash, sistemi u rikthye dhe përfundoi imbarkimi në port.
Për rreth një orë e gjysëm në portin e Vlorës është punuar manualisht, pas rënies së sitemit TIMS.
Por sistemi është rikthyer dhe po vijon puna normalisht. Ndërkohë, sistemi ra dhe në pikat kufitare të juglindjes.
Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se dogana e Kapshticës punon me ndërprerje të sistemit kurse pikat e tjera si ajo e Qafë Thanës, Tushemishtit dhe Goricës paraqesin probleme.
Sistemi TIMS u godit nga hakerat iranianë më 14 shtator, ku pikat kufitare në vendin tonë për disa ditë punuan manualisht.
Sulmi solli kaos në pikat kufitare të Kapshticës, Kakavijës, Vlorës e Rinasit, ku dhe u punua me regjistrim në regjistra për hyrje-daljet.