Mëngjesin e kësaj të hëne, kryeqyteti i Ukrainës, Kievi është zgjuar nën zhurmën dhe tmerrin e tre shpërthimeve të fuqishme. Ka qenë kryebashkiaku i Kievit, Vitalii Klitschko bëri të ditur se ndërtesat në zonën qendrore të Kievit ishin dëmtuar totalisht.
Sipas BBC, shpërthimet e fuqishme janë sulme me drone kamikaze që mund të gjuajnë me një rreze prej 2.000 km. Dronët, që thuhet se i janë furnizuar Rusisë nga Irani, mund të qëndrojnë pezull për orë të tëra në ajër dhe më pas shpërthejnë. Irani ka mohuar furnizimin e tyre ndaj Rusisë.
Ekipet e shpëtimit po kontrollojnë në zonat e shkatërruara për të parë nëse nën rrënoja ka persona të lënduar, teksa u kanë bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë nëpër strehimore.
Shpërthimet e ditës së sotme, vijnë një javë pas sulmeve në Kiev, ku ndërruan jetë 19 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.