Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e pedagogëve dhe punonjësve të Universiteteve, që do të zhvillohet ditën e sotme.
Në një postim që ka bërë në rrjetin social ‘Facebook”, kryedemokrati thotë se punonjësit e universiteteve duhet të bojkotojnë mësimin, në shenjë proteste.
“Të gjithë në protestë. Pedagogët, studentët, punonjësit e Universiteteve, me thirrjen e Sindikatave të tyre, bojkotojnë mësimin në shenjë proteste ndaj qëndrimit cinik të qeverisë për kërkesat e Sindikatave”, shkruan Berisha.