Kur kanë mbetur edhe dy ditë nga përballja me Izraelin, kombëtarja shqiptare vijon stërvitjet intensive në Durrës, aty ku është zhvilluar dhe konferenca e radhës për mediat.
Mesfushori Qazim Laçi dhe sulmuesi i Chelsea Armando Broja folën rreth atmosferës së skuadrës dhe synimeve për përballjen e parë të muajit shtator.
Pavarësisht humbjes 1-2 në Tiranë ndaj të njëjtit kundërshtar, Laçi konfirmon se skuadra nuk është në presion, por gati për marrjen e 3 pikëve.
Minutat e pakëta në Premier League nuk kanë ndikuar aspak tek Broja I cili konfirmon se është në formë të mirë fizike.
Të premten e 23 shtatorit kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Izraelit ku do të zhvillohet dhe komunikimi I fundit me median.