Kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli ka depozituar ditën e sotme një tjetër kallëzim penal ndaj Xhelal Mziut në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK).
Mësohet se Suli ka mbërritur në ambientet e SPAK në orët e para të mëngjesit të së hënës, duke depozituar kallëzim penal ndaj ish-kryebashkiakut të Kamzës.
Kjo nuk është hera e parë që Suli padit Mziun në SPAK.
Në Janar të vitit të kaluar ai depozitoi një padi duke e akuzuar Mziun për dhënien e një leje ndërtimi në kundërshtim me ligjin për një thertore në Laknas.
Rakip Suli u zgjodh kryebashkiak në zgjedhjet e 30 qershorit, ku ishte kandidat i vetëm në këtë garë. Xhelal Mziu ka drejtuar Bashkinë e Kamzës për 3 mandate radhazi që prej vitit 2007.