Një shpërthim i fuqishëm në qytetin e pushtuar Enerhodar, ku ndodhet centrali bërthamor i Zaporizhzhia, ka ndërprerë furnizimin me ujë dhe energji elektrike, sipas kryebashkiakut lokal.
Sot në orën 12:20, banorët e Enerhodarit raportuan për një shpërthim të fuqishëm në qytet. Pas kësaj, furnizimi me energji elektrike dhe ujë u zhduk në të njëjtën kohë në Enerhodar”, tha Dmytro Orlov në Telegram.
Më herët sot, ministria ruse e mbrojtjes pretendoi se Ukraina kishte gjuajtur 20 predha artilerie në qytetin Enerhodar dhe zonën përreth objektit gjatë një periudhe 24-orëshe.
Në konferencën e tij të përditshme ushtarake, Kremlini tha se tre predha ranë në territorin e termocentralit bërthamor, shkruan The Guardian.