Biznesmeni shqiptar Xhani Topalli i cili rezultonte i zhdukur që prej datës 28 Gusht në Greqi është gjetur i vrarë. Mediat greke bëjnë me dije se autori i vrasjes është vënë në pranga. Bëhet fjalë për një biznesmen në fushën e hotelerisë i cili i kishte marrë borxh shqiptarit një shumë parash prej 30 mijë eurosh.
Ata do të takoheshin të dielën mbrëma por biznesmeni grek u tha hetuesve se takimi i tyre ishte anuluar në momentin e fundit. Megjithatë, autoritetit provuan të kundërtën gjatë këqyrjes së pamjeve të sigurisë në një njësi hoteliere në Rodos.
Biznesmeni u thirr për të marrë në pyetje këtë të shtunë që lamë pas, megjithatë ai tha se një i afërm i tij ishte shtruar në spital dhe duhet të qëndronte pranë tij. E gjitha kishte qenë një sajesë. Gjatë marrjes në pyetje, ai rrëfeu vrasjen e 46-vjeçarit shqiptar baba i tre fëmijëve dhe vendndodhjen e kufomës.