Plagosja e dytë brenda ditës është regjistruar këtë të premte në pjesën veriore të vendit tonë, këtë herë në Dibër. Fatmirësisht, rasti i dytë nuk është shoqëruar me humbje jete dhe i plagosuri është transportuar menjëherë në spital.
Uniformat blu bëjnë me dije se plagosja e dytë ka ndodhur në Peshkopi të Dibrës, ku agresori me iniciale B. S., 46 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri shtetasin A. D., 45 vjeç.
Pas ngjarjes, autori është vënë në pranga, ndërsa hetuesit po kruejnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Dibër/Informacion paraprak
Plagosi me armë zjarri një shtetas, kapet dhe shoqërohet në Komisariat autori i dyshuar.
Rreth orës 17.55, në qytetin e Peshkopisë, shtetasi B. S., 46 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin A. D., 45 vjeç, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në spital.
Menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes forca të shumta policore dhe si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore është kapur dhe shoqëruar në Komisariat autori i dyshuar.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Plagosja në Peshkopi, 45-vjeçari niset me helikopter drejt Tiranës! Zbulohet arsyeja e konfliktit:
Detaje të reja bëhen me dije nga plagosja me armë zjarri që ndodhi këtë pasdite në qytetin e Peshkopisë.
Besnik Selxhaferi, 46 vjeç, plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin Agron Delishi, pas një konflikti për motive të dobëta.
Burime bëjnë me dije se i plagosuri është transportuar me helikopter drejt Tiranës,ndërsa siç u njoftua më herët, autori u shoqërua për në komisariat