Një “Beach Bar” është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit në Jonufër të Vlorës. Sipas policisë, objekti me konstruksion druri është djegur plotësisht, ndërsa bën me dije se ka pasur vetëm dëme materiale.
Blutë e Vlorës kanë nisur hetimet për rastin, për zbardhjen e plotë të shkaqeve të kësaj ngjarjeje të rëndë.
NJOFTIMI I POLICISË:
Vlorë/Informacion paraprak. Më datë 02.09.2022, në Jonufër, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një objekt “Beach bar” me konstruksion druri, në pronësi të shtetasit O. V, banues në Vlorë, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.