Një rrëfim tronditës ka mbërritur së fundmi në redaksinë e JOQ ALBANIA. Një qytetare nga Durrësi, por që aktualisht jeton në Suedi ka treguar për JOQ se një vajzë 27-vjeçare në Durrës ka tentuar për herë të dytë t’i japë fund jetës duke u vetëvarur. Qytetarja tregon se vajzën që ka ndërmarrë aktin ekstrem e ka pasur fqinje dhe thuhet se është shpëtuar. Kanë qenë fqinjët e tjerë, ata që dyshohet se kanë hyrë brenda dhe e kanë shpëtuar nga litari, por gjendja e saj mund të jetë ende e rëndë. Vazja është me inicialet A.L.
Policia nuk ka dalë në një reagim në lidhje me ngjarjen. Ndërkohë, nga qytetarja tregohet se vajza ka qenë në një gjendje të rënduar psikologjike. Thuhet se ajo është përballur me një tradhëti nga i dashuri i saj.
Rrëfimi i plotë:
Sot ne Durres nje vajze me emrin A.L ka tentuar te vare veten dhe ne tualetin e hyrjes te saj i ka vene zjarrin disa robave nga ku dilte tym gje e cila i ka bere komshinjte te nderhyje. Vajzen reth 27 vjec e ka mare ambulanca e qytetit dhe nuk dim asgje per te dhe shtepia eshte fikur zjarri. Ajo eshte vajza e nje bizesmeni te madh nga nje martese e mepareshme dhe vajza eshte ritur nga nena dhe njerku te cilet kane nderuar jete. Nuk e njihnim shume pasi jetonte ne tirane mbas termetit por te gjith e tregoje nje njeri shume te respektuar. Un kam bere vetem 1 here muhabet me te pasi jetoj studjoj ne suedi. Arsyeja qe mendova ta tregoj kete pasi kam pyetur dhe me ka bere shum pershtyoje sesi po vazhdon jeta e ketij brezi. Nga miqte e saj mesova qe vajza vetem kete muaj ka tentuar 2 here te vetvritet duke u helmuar dhe sot duke u varur dhe me pas djegur pasi eshte e ditur cfare mund te ndodhte. Vajza punojte ne nje fast food ne tirane dhe kishte 1 muaj e gjysem qe nuk dilte me as nga shtepia. Dje eshte rikthyer ne durres ku dhe jetonte vetem duke i then se do ikte sepse nena e saj po e kerkonte ( nderkohe e vdekur pre 6 vitesh) Per kete askush nuk beri asgje. Vajza kishte nje lidhje dashurie nga ku dhe eshte tradhetuar. Para 2 vitesh kurohej me antidepresive. Per gjendejn e saj askush nuk beri asgje as babai i saj as familja e cila jetonte tek tezja. Kush mban pergjegjesi per deoresjonin per keta njerez te cilet kerkojne ndihme neper doktore private sepse vajza shkonte vazhdimisht ne psikoligje. Nuk e verejti askush kete.