Banorët e Dibrës dhe përfaqësues të shoqërisë civile protestuan sërish kundër hidrocentralit të Skavicës. Të pranishëm në protestë ishin edhe ekspertë mjedisi. Ata argumentuan përse ky hidrocentral nuk duhet ndërtuar.
Sipas tyre baseni i Skavicës do të krijojë problematika mjedisore, përveç atyre shpollullimit prej kohësh banorët kundërshtojnë ndërtimin e hidrocentralit, pasi kanë frikë se nëse do devijohet lumi Drin dhe dhjetëra fshatra do të përmbyten.
Sipas projektit, ky investim do të plotësonte gjithë nevojat e vendit me energji dhe do të shmangeshin shkarkimet në kaskadën e Drinit.
Ndërtimi i një liqeni aq të madh siç parashikohet në kuotën 443 metra do të mbysë 32 fshatra, 16 mijë hektarë toka bujqësore dhe troje, do të shpërngulë 12 mijë banorë.
Efektet sociale dhe mjedisore do të jenë katastrofike, pasi do të zhdukë gjithë fushën e Dibrës, dhe do ta ndajë atë në 2 pjesë, pra do ta zhdukë Dibrën.
Organizatorët shprehen se do të rezistojnë fort deri në anulimin e projektit, ndërsa protesta e radhës do të jetë të enjten e ardhshme në fshatin Katund i Ri në Luzni.