Dalin detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Dukas të Patosit.
Shtetasi Klaudio Çobaj pas një sherri verbal në mënyrë të pabesueshme ka masakruar me thikë nënën e tij Donika Çobaj. Bëjnë me dije se gruaja 50-vjeçare ka marrë goditje të shumta me thikë duke i shkaktuar plagë në qafë, bark dhe këmbët. E lënduara ka mbërritur në spital në gjendje të rëndë, ndërsa policia po punon për të arrestuar autorin e kësaj ngjarje të rëndë.
Fier/Informacion shtesë
Kapet dhe shoqërohet në Komisariatin e Policisë Fier, 30-vjeçari që plagosi nënën e tij me thikë. Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për plagosjen me thikë të shtetases D. Ç., falë reagimit të menjëhershëm dhe në kohë të shërbimeve të Policisë, u bë kapja e shtetasit K. Ç., i cili u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme. Po kryhen veprimet hetimore, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.