Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së dyfishtë në Tiranë, pak pas arrestimit të tij nga policia.
Arsen Muskurti, i njohur ndryshe dhe si Hamza Muskurti, u arrestua në rrugën ‘5 Maj’ teksa ishte në shoqërinë e gruas së tij dhe një prej 7 fëmijëve.
Pak pas arrestimit të Muskurti së vëllait dhe kunatës së tij tha se armën e krimit, pistoletën e kishte hedhur, duke pranuar kështu se është dhe autori i vrasjes.
Autori dhe viktimat kanë patur bizneset pranë njëri-tjetrit. Ndërkohë që të njëjta burime bëjnë me dije se Arseni ëhstë konfluiktuar me të vëllain dhe bashkëshorten e tij dy ditë më parë.
E gjithë ngjarja dyshohet se ka nisur pas një konflikti familjar. Në profilin e autorit të ngjarjes në Facebook ai akuzon kunatën e tij se fshihet pas një profili fals, e cila e akuzon për lidhje jashtëmartesore.