Arsen Muskurti i cili vrau me armë zjarri vëllain e tij Dritan Muskurti dhe kunatën Nora Muskurti, është vënë në pranga nga policia. Në vendgjarje janë gjetur 5 gëzhoja.
Autori është arrestuar në zonën e “5 majit” nga forcat e policisë të komisariatit 4, të cilat janë asistuar edhe nga forcat RENEA. Në momentin e arrestimit nuk i është gjetur arma e krimit, të cilët dyshohet se e ka fshehur.
Autori dhe viktimat kanë patur bizneset pranë njëri-tjetrit. Ndërkohë që të njëjta burime bëjnë me dije se Arseni ëhstë konfluiktuar me të vëllain dhe bashkëshorten e tij dy ditë më parë.
E gjithë ngjarja dyshohet se ka nisur pas një konflikti familjar.
Në profilin e autorit të ngjarjes në Facebook ai akuzon kunatën e tij se fshihet pas një profili fals, e cila e akuzon për lidhje jashtëmartesore.