Një aksident i rëndë ku janë përfshirë 3 automjete ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të qendrës tregtare QTU.
Mësohet se një person ka mbetur i lënduar në vendngjarje, ndërsa nga pamjet e aksidentit shihet se një automjet tip “Mercedes Benz” luksoz ka pësuar dëme të mëdha në pjesën e përparme.
Ndërkohë një makinë tjetër e përfshirë në aksident shihet të ketë përfunduar mbi trafik-ndarësen e autostradës.
Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të plota të këtij aksidenti.
Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë mosrespektimi i distancës nga drejtuesit e mjeteve të përfshira në këtë aksident.