Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Grykë të Zezë të Lezhës, ku kanë mbetur të vdekur dy persona.
Mësohet se, ish-dhëndri Besnik Pjetri, ka vrarë me armë ish-vjehrrin e tij, Pjerin Perjaku bashkë me djalin, të cilët sapo ishin kthyer nga Italia ditën e sotme.
Lidhur me këtë ngjarje policia thekson se ka ndodhur për shkak të një konflikti familjar, e cila lidhet me divorcin e Besnik Pjetrit me vajzën e Pjerin Perjakut.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton rastin, ndërsa është vënë në ndjekje të autorit, i cili është larguar nga vendngjarja.
NJOFTIMI I POLICISE:
‘Rreth orës 23:00, në fshatin Grykë Zezë në Lezhë, ka ndodhur një krim në familje, ku dyshohet që shtetasi B.P., ka vrarë me armë zjarri shtetasit P.P. dhe G.P. ( babë e bir), tek banesa e tyre, për shkak të një konflikti familjar. Autori i dyshuar ka qenë pjesë e asaj familje, ish dhëndër i tyre dhe konflikti dyshohet se ka ardhur pas divorcit mes çiftit. Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim lokalizimin dhe kapjen e shtetasit B.P. Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon punën hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.’- njofton policia.