Zakonisht njerëzit ëndërrojnë për rreth dy orë në natë. Kjo pjesë e quajtur gjumi i lëvizjes së shpejtë të syve (REM), është pikërisht ajo kur mund të afrohen makthet, ose ëndrrat e këqia.
Nganjëherë të referuara si ‘prova gjenerale për rreziqet’, besohet se makthet ndodhin për të na përgatitur për rreziqet e mundshme me të cilat mund të përballemi në jetën reale, edhe pse shumë prej tyre janë të lidhura me stresin.
Në një moment gjatë evolucionit njerëzor, makthet mund të kenë shërbyer për një qëllim për të sjellë në vëmendjen tonë rreziqet e botës reale, dhe për të na mbajtur vigjilentë ndaj kërcënimeve të mundshme.
Megjithatë, në një botë ku ne nuk jemi më të ndjekur nga grabitqarët parahistorikë apo duke luftuar me elementët e natyrës, a kanë ende një rol për të luajtur makthet?
Edhe pse rreziqet që mund të kenë shkaktuar këtë funksion neurologjik janë harruar prej kohësh, kërcënimet moderne si zjarret në shtëpi, përplasjet e makinave dhe vrasja i mbajnë gjallë makthet. Megjithatë, ekziston një mënyrë për të luftuar kundër tyre përpara se të shkoni në shtrat.
Disa sugjerojnë që të provoni të mendoni një përfundim alternativ për çdo makth të përsëritur ndërsa jeni zgjuar, dhe të përpiqeni të kuptoni arsyet që fshihen pas makthit tuaj është parësore. / bota.al