Një shpërthim me tritol ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në qytetin e Krujës. Në bazë të informacioneve paraprake bëhet me dije se lënda plasëse është hedhur mbi çatinë e banesës së shtetasit me inicialet A.K., në lagjen “Borati”.
Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme të vogla materiale, ndërkohë që policia po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
NJOFTIMI I POLICISË:
Krujë/Informacion paraprak. Gjatë orëve të para të mëngjesit, në çatinë e banesës së shtetasit A. K., në lagjen “Borati”, Krujë, dyshohet se kanë hedhur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse. Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme të vogla materiale. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.