Forca të shumta policore kanë krehur zonën nga mbrëmja e së enjtes deri në orët e para të mëngjesit kur kanë arritur të kapin dhe arrestojnë 37-vjeçarin, Mariglen Muhametaj i cili vrau me sende të forta babanë e tij 73- vjeçar mbrëmjen e kaluar në fshatin Greshicë të Mallakastrës.
Kryetari i fshatit Kastriot Hysenaj tregon se 37-vjeçari megjithëse vuante nga probleme të shëndetit mendor, nuk njihej si njeri problematik teksa thekson se i riu ishte njeri i qetë dhe i mbyllur në vetvete.
Njoftimi i policisë:
Mallakastër/Informacion paraprak. Sot, rreth orës 21:30, në fshatin Greshicë, Mallakastër, shtetasi M. M., 30 vjeç (i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor), ka vrarë me sende të forta babain e tij, shtetasin Q. M., 73 vjeç. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e 30-vjeçarit, i cili është larguar nga vendngjarja.