Edmond Tarkaj, drejtori i Policisë Berat pritetet të shkarkohet nga detyra e kryepolicit të Beratit. Nga momenti në moment atij pritet ti komunikohet shkarkimi. Tarkaj pritet që të zëvëndësohet nga Kastritot Skënderi.
Burime bëjnë me dije se Skënderi pritet të emërohet zyrtarisht sot ne postin e Drejtorut të Policisë Berat. Përpara marrjes së detyrës si drejtor i policisë së Beratit ai mbante postin e këshilltarit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë.
Shkarkimi i drejtorit të Beratit vjen vetëm 2 javë pas kostatimit të një sere në fshatin Kutalli të Beratit, ku u kapën më shumë se 800 kg kanabis. Për këte çështje nën hetim është e gjithë struktura e policisë Berat dhe zyrtarët më të lartë.