Qeveria ka bërë gati pako mbështetje për 1 milionë individëve për të lehtësuar daljen e familjeve shqiptare nga dimri i vështirë. Sipas njoftimit të kryeministri Edi Rama në këtë pako do përfshihen pensionistët, familjet në ndihmë ekonomike, paraplegjikët, tetraplegjikët, personat me aftësi të kufizuara, invalidët e punës dhe punonjësit e shtetit. Kjo pako parashikon mbi 8 miliardë lekë dhe do shpërndahet e gjitha në ditët e para të janarit.