Një 70-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike, teksa është hedhur me parashutë në bregdetin në jug të vendit.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur Përroi i Palasës. Mësohet se turisti çek i identifikuar me iniciale P.S. 70 vjeç ka humbur kontrollin e parashutës pasi pësoi arrest kardiak. Për pasojë u rrëzua në Përroin e Palasës ku dhe humbi jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.