Qeveria shqiptare zhvilloi ceremoninë për dhënien e gradës ushtarake “Kolonel” për sportistët kampionë të Shqipërisë dhe Kosovës që kanë nderuar vendin në Lojërat Olimpike, apo edhe në kampionatet europiane dhe botërore. Në fjalën e tij Rama u shpreh se nga dita e sotme do të jenë pjesë e Forcave të Armatosura të gjithë ata sportistë që kanë ngritur në majat më të larta flamurin shqiptar. Pjesë e dekorimeve janë edhe sportistë të Kosovës.
Sportistët që nga sot do jenë pjesë e Forcave të Armatosura shqiptare:
Luiza Gega – Atlete / Grada Kolonele
Briken Calja – Kampion në peshëngritje / Grada Kolonel
Majlinda Kelmendi – Kampione Olimpike xhudo / Grada Kolonele
Erkand Qerimaj – Kampion Europe në peshëngritje / Grada Kolonel
Alban Beqiri – Kampion Ballkani në boks / Grada Kolonel
Distria Krasniqi – Kampione xhudo / Grada Kolonele
Nora Gjakova – Kampione xhudo / Grada Kolonele