Nga blerja e ushqimeve deri te ngrohja e shtëpive tona, kostoja e jetesës po rritet ndjeshëm në mbarë botën. Inflacioni global, norma me të cilën çmimet rriten, është në nivelin më të lartë që nga viti 2008.
Më poshtë do rendisim disa nga arsyet.
Rritja e çmimit të energjisë dhe benzinës
Për shkak të luftë, tregu ka pësuar një disbalancë mes kërkesës dhe ofertës.
Mungesa e mallrave
Për shkak të pandemisë shumë punonjës janë detyruar që të qëndrojnë në shtëpi, ose disa të tjerë janë hequr nga puna. Kjo ka bërë që kompanitë të prodhojnë më pak.
Kostot e transportit
Kjo lidhet me një pikë më parë. Kostot e transportit janë rritur në të gjithë botën që është reflektuar edhe në çmimet e secilit produkt.
Mos rritja e pagave
Ndonëse çmimet janë rritur, nuk ka ndodhur kështu me pagat.
Ndikimi i klimës
Moti ekstrem në shumë pjesë të botës ka kontribuar në inflacion.
Furnizimet globale të naftës morën një goditje nga uraganet Ida dhe Nikolas duke kaluar nëpër Gjirin e Meksikës dhe duke dëmtuar infrastrukturën e naftës së SHBA.
Pengesat tregtare
Importet më të kushtueshme po kontribuojnë gjithashtu në çmime më të larta. Rregullat e reja tregtare pas Brexit vlerësohet të kenë reduktuar importet nga BE në Mbretërinë e Bashkuar me rreth një të katërtën në gjysmën e parë të vitit 2021. Gjigandi kinez i telekomeve Huawei tha vitin e kaluar se sanksionet e vendosura ndaj kompanisë nga SHBA në 2019, po preknin furnizuesit e SHBA dhe klientët globalë.
Fundi i mbështetjes pandemike
Qeveritë në mbarë botën po e pakësojnë mbështetjen, duke u dhënë bizneseve ndihmë për ndikimin e koronvirusit. Disa ekonomistë sugjerojnë se këto politika gjithashtu mund ta shtyjnë inflacionin më lart ndërsa masat e mbështetjes i afrohen fundit.