EUROPOL ka shkatërruar një rrjet kriminal droge të përbërë nga shqiptarë, spanjollë, italianë e marokenë. Në kuadër të këtij operacioni janë kapur 2 ton drogë me vlerë 5.5 milionë euro.
20 persona janë arrestuar, ndërsa rrjeti drejtohej nga shtetas italianë që shmangnin kapjen e tyre duke përdorur dokumente identiteti false.
Mësohet se autoritetet zbuluan një plantacion të madh droge duke kontrolluar 6 shtëpi bari në Sevilje të Spanjë, pasuri në vlerë 5.5 mln euro. EUROPOL ka vendosur në sekuestro 2 ora luksoze dhe një vlerë 16.545 euro cash, 2500 kg hashash dhe 45.6 kg marijuanë. Po ashtu grupit i janë kapur edhe kamionë, një varkë, mjete për kultivimin e drogës, 34 telefona.
Rrjeti kriminal për pastrimin e parave që vinin nga trafiku i drogës kanalizoheshin përmes llogarive bankare të biznesit duke përdorur fatura false, kredi, investimet në pasuri të paluajtshme luksoze, qira, mallra dhe automjete luksoze, si dhe pagesa me para në dorë.