Detaje të reja janë zbardhur nga dëshmia e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, i cili dje u paraqit në SPAK ku qëndroi për rreth 6 orë.
Ahmetaj se ka sqaruar për prokuroren Enkeleda Millonai pozicionin e tij për incineratorin e Fierit dhe të Elbasanit. Ai ka deklaruar se si ish-ministër i Ekonomisë dhe ish-ministër i Financave, nuk ka patur asnjë rol vendimmarrës për incenetatorët.
Ai ka mohuar lidhjen me Klodian Zoton për të cilin është shprehur se e njeh vetëm si biznesmen, ndërsa sa i takon vilës në Hamallaj ai ka deklaruar se ajo është pronë e familjes së bashkëjetueses Erjola Hoxha, me të cilën bashkëjeton që nga viti 2022.