Fushata për zgjedhjet lokale të 14 majit tashmë ka filluar. Madje dy partitë që do të hyjnë në garën e zgjedhjeve lokale kanë nisur takimet elektorale. Politikanët nuk humbasin kohë edhe pse janë pesë muaj përpara fillimit zyrtar të fushatës elektorale.
Po bëhet fushatë pa u caktuar akoma se kush do te jene kandidatët. Këta të fundit janë akoma enigmë sidomos në PS, por kjo gjë nuk e ka penguar kryeministrin Rama t’i kërkojë elektoratit vota për siglën e partisë dhe jo për emra të përveçëm. Dhe ky është një gabim, që po e përsërit edhe Berisha, pavarësisht se në dukje ka vënë në fokus primaret, një garë të brendshme.
Një tjetër kartë që mazhoranca kap mat opozitën është aleanca Berisha – Meta, duke e shënjestruar me akuza si një marrëveshje që ka në qendër interesa personale mes palëve dhe jo qytetarët. Fondet e shtuara për bashkitë në një vit elektoral si ky po e vendosin në vështirësi opozitën, pasi ulet kredibiliteti i qytetarëve për të bërë ndyshime apo për të reaguar.
Ndërkohë Berisha dhe Meta i kanë sytë nga protesta me qëllim përmbysjen e rezultatit elektoral. Megjithatë, dilemë mbetet nëse një “i kryqëzuar” nga SHBA-të do të arrijë të rindërtojë PD si dhe për më tepër të bind popullin si njëherë e një kohë.