32-vjecarja Manjola Malçi humbi jetën në një aksident rrugor në aksin Mbikalimi i Patokut Laç. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure kur automjeti që ajo drejtonte doli nga rruga.
Drejtuesja humbi kontrollin e mjetit duke përfunduar në kanalin anësor të rrugës i cili ishte i mbushur me ujë. Manjola Malçi ndërroi jetë rrugës për në spitalin e Traumës në Tiranë.