Ditën e sotme ka dalë ekspertiza e drogës e cila u sekuestrua në banesën e Viktor Çervenakut në fshatin Frakull në Fier. Nga akt-ekspertiza e kokainës e përzier në pleh nga Amerika Latine në Fier ka rezultuar se e gjithë ngarkesa është e llojit kokainë dhe pesha e saj totale shkon në 485 kilogramë.
Bëhet fjalë për operacionin e bujshëm të disa muajve më parë ku u arrestuan disa persona, si pjesëtarë të një grupi kriminal. Në momentin kur shtëpia e Viktor Çervaakut në Frakull po shndërrohej në laborator kokainë, SPAK ndërhyri duke kryer dhe arrestimet.
Për drogën e zbuluar janë pas hekurave shtetasit Viktor Çervanaku, ish-kreu i komunës Frakull, Enxhi Ferhati, Klajdi Vrioni, Redion Meshi, Bledar Matoshi si dhe Julian Malaj.