48-vjeçari Elton Tahiri që shikoni në foton e mëposhtme i cili u gjet i vdekur më datë 13 shkurt pranë përroit të Limuthit në Bërxullë të Tiranës ka ndërruar jetë për shkak të mbidozës së kokainës dhe heroinës.
Ai ishte bashkë me shokun e tij Madjel Husa në banesën e këtij të fundit kur u nda nga jeta. Të dy kanë ardhur bashkë nga Gjermania para pak kohësh, të deportuar, kanë shkuar në shtëpi dhe kanë konsumuar drogë. Husa r ka mbajtur disa ditë në banesë viktimën dhe më pas e ka futur në makinë dhe e ka dërguar në Bërxullë. Shoku i tij është arrestuar ditën e sotme pasi vendosi që të mos e kallëzonte ngjarjen në polici por e hodhi në përrua. Në deklarime Madjel Husa ka deklaruar se nuk e ka treguar vdekjen e shokut nga frika se mund të akuzohet.
Frocat blu kanë sekuestruan sende që dyshohet se janë përdorur nga të dy për konsumimin e lëndëve narkotike, në banesë, si dhe automjeti i përdorur për transportimin e trupit të pajetë të 48-vjeçarit.