45-vjeçari i arrestuar për vrasjen e shqiptarit Shpëtim Bajrami ka dalë sot para gjykatës në Selanik.
Ai është shoqëruar me pranga dhe ndaj tij rëndon akuza e vrasjes dhe armëmbajtjes pa leje, referuar një thike që i është gjetur në banesë.
Më herët, ai ka dëshmuar për ngjarjen e rëndë duke ngritur pretendimin se ishte kërcënuar nga viktima disa herë, gjë që thotë se e ka detyruar edhe të marrë armë.