Janë zbardhur detaje nga ngjarja e sotme në Durrës, ku një 41-vjeçare së bashku me të vëllanë, kanë djegur një makinë.
Raportohet se autorja Dorina Stafaj kishte pasur një lidhje disa-vjeçare me 42-vjeçarin me inicialet K.S, por së fundmi kishte zbuluar se komunikonte me të tjera.
Autorja e ngjarjes jetonte në Itali, por me kursimet e saj kishte blerë një apartament dhe një makinë, ku kjo e fundit rezultonte në emër të partnerit të saj.
Pas sherreve dhe dyshimeve se ai e tradhtonte, Stafaj në bashkëpunim me vëllain e saj, mori hapin, duke i vënë zjarrin makinës, pasi kishte pohuar se ishin prona që ajo i kishte blerë me të ardhurat e saj. Madje ata tentuan që të digjnin dhe banesën, por nuk kanë mundur pasi kjo ngjarje u parandalua.
Ndërkohë, është shpallur në kërkim vëllai i saj, me inicialet M.S 35 vjeç dhe në gjendje të lirë po hetohet shtetasi italian F.C, 58 vjeç, për moskallëzim krimi.
Sakaq, në kërkim është shpallur vëllai i saj, 35-vjeçari me inicialet M.S., ndërsa në gjendje të lirë po hetohet shtetasi italian me inicialet F. C., 58 vjeç, për moskallëzim krimi.