Prej mbrëmjes së djeshme, ekipet e emergjencave të Bashkisë së Tiranës janë në terren për evidentimin e dëmeve nga tërmeti.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryebashkiaku Erion Veliaj shprehet se Këshilli Bashkiak i Tiranës do të akordojë ndihmë financiare për 4 shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti i djeshëm në Zall Bastar.
“Ekipet e Emergjencave Civile tw Bashkisw Tiranë janë tashmë në fshatrat e largët të njësisë Zall Bastar për të vleresuar 4 shtwpitw e dwmtuara nga twrmeti mbrwmw! Kwshilli Bashkiak do tw akordojw ndihmën financiare pwr riparimet! Mirënjohje skuadrës sonë profesioniste!”, shkruan Veliaj në twitter.
Tërmeti u regjistrua ditën e djeshme me epiqendër në Burrel, mirëpo lëkundjet e forta janë ndjerë në Klos, Tiranë, Lezhë, Fushë-Krujë, Durrës, Elbasan, Shkodër, si dhe Pogradec.