Instituti i Mjekësisë Ligjore ka kryer ekspertizën për 3-vjeçaren e dhunuar në kopshtin privat ‘Stinët’ në Tiranë. 3-vjeçarja ka këmbën e thyer dhe nga pamjet e publikuara në emisionin investigativ ‘STOP’ është edukatorja Majlinda Dehima ajo që ja ka thyer gjymtyrën.
Në një njoftim për mediat, Instituti i Mjekësisë Ligjore thotë se akt ekspertimi është kryer më datë 7 nëntor dhe një ditë më pas, rezultatet i janë dërguar Prokurorisë së Tiranës, e cila po vijon hetimet.
“Në lidhje me ngjarjen e fëmijës 3 vjeçe që është dëmtuar në një kopsht privat ju bëj me dije se, vendimi për kryerjen e ekspertimit për fëmijën e sipërpërmendur ka ardhur në 07.11.2023, në IML (rreth orës 13.30) dhe menjëherë kemi ndërmarrë veprimet për kryerjen e aktin të ekspertimit. Dje, në datë 08.11.2023, akti i ekspertimit i fëmijës u krye dhe u nis po dje, për në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë”, thuhet në njoftim.