Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin rrugor Rrogozhinë-Lushnjë. 27-vjeçari M.Ç., duke drejtuar mjetin tip karrotrec ka përplasur për vdekje një 50-vjeçar i cili ende nuk është identifikuar, por sipas raportimeve paraprake dyshohet se është endacak.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00. Drejtuesi i karrotrecit është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.