Prej më shumë se dy ditësh po qarkullon lista (klikoni për ta parë) e disa nga personave më të pasur të cilët kanë llogari bankare tek Banka Credins. Lista është hakeruar nga hakerët iranianë të cilët kanë qenë shkaktarë për vjedhjen edhe të disa të dhënave të tjera shtetërore. Në listën e siguruar nga Vesa News, janë persona fizikë dhe kompani.
Ajo që mbetet shqetësues është fakti se janë të dhënat e klientëve ku krahas shumave marramendëse që ata kanë në llogari, janë edhe ID personale e secilit prej tyre si dhe e-maili personal.
Lista e plotë e personave të cilët ju hakeruan të dhënat nga Credins.
Banka Credins në një deklaratë të dhënë, ka konfirmuar se të dhënat e të gjithë klientëve të saj janë të sigurta dhe nga llogaritë nuk është prekur asnjë qindarkë. Fakti që këto të dhëna kanë dalë, tregon se të dhënat nuk janë edhe aq të sigurta sa banka këmbëngul.