Dy aksidente rrugore janë regjistruar në vendin tonë pasditen e kësaj të mërkure.
Aksidenti i parë është regjistruar në aksin Pogradec- Qafthanë, ku një furgon është përplasur me 2 makina të tjera duke përfunduar i përmbysur në rrugë. Për fat të mirë nuk ka pasur persona të lënduar.
Ndërkohë, aksidenti tjetër është regjistruar në Fushë Milot. Në aksident janë përfshirë një trajler, 3 çiklomotorë që drejtoheshin nga shtetas të huaj dhe 2 autovetura.
Si pasojë e përplasjes, ka pasur persona të lënduar, të cilët janë dërguar në spital ku po marrin ndihmë mjekësore.