Rrëzimi i një helikopteri në Kiev ka shkaktuar të paktën 16 viktima ku ndër to janë edhe ministri i Brendshëm ukrainas Denys Monastyrskiy, zëvendësministri i Brendshëm dhe një zyrtar ukrainas. Helikopteri, ka rënë sipër një ndërtese e cila shërbente si kopsht për fëmijë. Raportohet se mes viktimave janë edhe 2 fëmijë.
Sipas mediave ndërkombëtare, ende nuk ka një version të saktë se çfarë e ka shkaktuar aksidentin e rëndë, nëse ka qenë një goditje nga ana e forcave ruse apo aksident.