Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e kësaj të enjteje në Lezhë. Një 14-vjeçar, ndonëse nuk e kishte mbushur moshën për patentë, ka marrë makinën dhe ka goditur për vdekje në 63-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30, në rrugën dytësore që lidh fshatin Manati me Barbullojë. Viktimë ka mbetur F. L. 63 vjeç, i cili po lëvizte me motoçikletë.
“Rreth orës 15:30, në rrugën dytësore që lidh fshatin Manati me Barbullojë e Re, shtetasi i mitur P. M. 14 vjeç, duke drejtuar një automjet, ka aksidentuar shtetasin F. L. 63 vjeç, i cili po lëvizte me motoçikletë.
Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motoçikletës.
I mituri është shoqëruar në ambientet e policisë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale bazuar procedurës standarte të punës dhe Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur.
Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave”, thuhet në njoftim.