Pamje të reja nga zyra e ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjicit. Gazetari Artan Hoxha ka ndarë me foto momente të ndryshme nga takimi i Almës me Gjicin. Hoxha shkruan se i gjithë takimi zgjati vetëm 13 minuta.
‘Shikojeni në fotot e mëposhtme kronologjinë e plotë, se si një qytetare krejt e paverifikuar, kush është dhe çfarë përfaqëson, brenda 13 minutash, hyn në bashkinë e Kukësit, “përdhunon” kryetarin në zyrën e vet’- shkruan ndër të tjera gazetari.
Nga Artan Hoxha
Kisha dëgjuar kryeministrin, të fliste për efekshmerinë, shpejtësinë dhe rendimentin e lartë të administratës së tij, por nuk e kisha besuar.
Por si ka thënë Sali Berisha, “Mendimi evolon”.
Kur thotë Berisha (që mbetet gjithnjë i njëjti) imagjino ne, vdekatarët e thjeshtë…
Tashmë jam i bindur me zë dhe figurë, se “Padishau” ynë, ka të drejtë.
Administrata në Kukës, duket flakë fare,
“shpejtesi skëterrë,
efikasitet maksimal,
rendiment absolut”…
Shikojeni në fotot e mëposhtme kronologjinë e plotë, se si një qytetare krejt e paverifikuar, kush është dhe çfarë përfaqëson, brenda 13 minutash,
hyn në bashkinë e Kukësit,
“përdhunon” kryetarin në zyrën e vet,
rregullon aferën per projektin e kastrimit dhe sterilizimit të qenve të rrugës,
plotëson dokumentacionin në zyrën e nënkryetarit,
dhe ikën në hallin e vet….
Foto 1)- 15:59:30
fillon “procedura” në zyrën e kryebashkiakut.
Foto 2)- 16:03:44
Mbaron me sukses “procedura”.
Foto 3)- 16:04:28,
Nis biseda për projektin e qenve..
Foto 4)- 16:06:47,
Mbyllet biseda për projektin e qenve rrugaçë, thirret në zyrën e kryetarit, nënkryetari Granit Gjana, për të ndjekur hapat ligjore për projektin e qenve.
Foto 5)-16:11:08,
Vajza shkon në zyrën e nënkryetarit të bashkisë Granit Gjana dhe merr udhëzimet për dokumentet që duhen për projektin.
Foto 6)-16:11:18,
Vajza mbaron me nënkryetarin, dorëzon letrat dhe vendos kontaktin direkt me të.
Foto 7)-16:11:42,
Vajza del nga bashkia Kukës pasi ka mbyllur praktikisht një projekt që do financohet nga banorët e Kukësit.
Foto 8)-16:13:04,
Vajza ndez makinën dhe para se të niset, dëgjohet një e lehur qeni, të cilin e ka në sediljen e parë të makinës…
Foto 9)- Dielli do të lindë sërish, jeta vazhdon.
Degjohemi në skandalin e radhës…