Viti 2022 ishte një vit i dështimeve, të tilla si ndalimi i aborteve në SHBA, vrasjet e grave në Iran, por u regjistruan edhe hapa të vegjël përpara në të drejtat e grave.
Disa prej këtyre hapave, apo fitoreve, u paraqitën nga platforma “feministe” në një kthim pas jashtëzakonisht optimist të vitit që sapo ka kaluar, por nuk e zvogëlon në të paktën nevojën për të vazhduar luftën për barazi. Më poshtë po ju rendisim disa nga fitoret e mëdha të grave.
“Time” zgjodhi gratë e Iranit si Personat e Vitit dhe jo padrejtësisht, pasi ato nisën një revolucion të vërtetë, me një kërkesë për të rifituar të drejtat më elementare të njeriut, pas vrasjes së 22-vjeçares Mahsa Amini.
Pas rrëzimit të vendimit të gjykatës që kishte garantuar të drejtën e grave amerikane për abort për pesëdhjetë vjet, përqindja e votuesve, veçanërisht midis grave dhe brezit Z, të cilët mbështesin politikanët që janë shprehur pro abortit është rritur.
Nga ana tjetër, aborti u dekriminalizua në Kolumbi.
Britney Spears shënoi fitoren e saj, në një çështje gjyqësore të pazakontë, të lirimit të saj nga kujdestaria e babait të saj pas 13 vjetësh.
Ekipi Kombëtar i Grave në futbollin amerikan arriti pagë të barabartë me burrat, pas betejës së tyre ligjore me Federatën Amerikane të Futbollit.
Nicole Aunapu Mann u bë gruaja e parë indiane amerikane që udhëtoi në hapësirë si anëtare e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës.
Në zgjedhjet e vitit 2022 në Brazil, tre gra indigjene dhe tre trans persona u zgjodhën për herë të parë.
Alexandria Ocasio-Cortez u bë femra e parë politikane që është në kopertinën e revistës “GQ”.
Francia Marquez u bë zëvendëspresidentja e parë afrikano-amerikane e Kolumbisë.
Zgjedhjet e mesit të vitit 2022 në SHBA ishin të parat me një përqindje kaq të lartë të kandidateve afrikano-amerikane, 263 gjithsej.
Gjykatësja Ketanji Broën Jackson u bë gruaja e parë afrikano-amerikane që u emërua në Gjykatën e Lartë të SHBA-së.
Spanja ka miratuar ligje të reja, për lejet në rastet e vështira të menstruacioneve, por edhe për rritjen e aksesit ndaj aborteve në spitalet publike.