Ditën e sotme vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qendrueshme por të ftohta. Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit, vranësirat pritet të jenë të pakta kalimtare.
Era do të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-10m/s, shoqëruar me një valëzim në dete të forcës nga 1 deri në 2 ballë. Temperaturat parashikohen -4 deri 6°C në zona malore, -2 deri 13°C në zonat e ulëta dhe 2 deri 13°C në zona bregdetare.