Tashmë është zyrtare. Princ Leka dhe Elia Zaharia kanë nisur procedurat e divorcit.
Lajmi është bërë i ditur në një komunikatë për shtyp nga oborri mbretëror. Në të thuhet se martesa e tyre ka humbur funksionin dhe si rezultat, kanë vendosur të marrin rrugën e ndarjes.
“Princi Leka beson te instituti i familjes dhe se ai do të përqendrohet tani në edukimin e vajzës së tyre, Princeshës Geraldinë.” Kjo tregon se ky ka qenë një vendim i përbashkët mes Elias dhe Princ Lekës.
Vetë Elia Zaharia pas deklaratës ka bërë një reagim në rrjetet sociale. Ajo shprehet se nuk ka dashur asnjëherë që Geraldina të rritet me prindër të ndarë, por siç duket divorci është e vetmja rrugëzgjidhje.
“Më duhet tju komunikoj që sot filluam proçedurat ligjore për zgjidhjen e martesës, pasi vendosëm bashkarisht të kërkojmë zyrtarizimin e divorcit!
Ky nuk është aspak një realitet që më lumturon, pasi besoj në vlerat e familjes si gjënë më të shtrenjtë! Kurrsesi nuk do kisha zgjedhur për vajzen time të rritej me prindër të ndarë, por ndonjëherë ndarja qënka e vetmja rrugëzgjidhje!
Ajo ç’ka ka më shumë rëndësi, është që vogëlushja ime ta përjetojë këtë moment sa më lehtë të jetë e mundur!”, shkruan Elia.