Chelsea ka blinduar me kontratë të re sulmuesin Armando Broja.
Londinezët kanë dalë me njoftim dhe bëjnë me dije se kanë firmosur për 5 vite.
Broja ka folur pas rinovimit të marrëveshjes:
“Jam pa fjalë, jam shumë i emocionuar. Është klubi që kam ëndërruar të luaj, klubi që mbështes dhe e dua. Kam qenë këtu që fëmijë dhe është diçka surreale për mua e familjen time. Të vesh fanellën e Chelsea është një ëndërr e bërë realitet”.
A new deal for Armando Broja! ✍️🔵
— Chelsea FC (@ChelseaFC) September 2, 2022