Zvicra barazoi 1-1 me Izraelin në ndeshjen e vlefshme për kualifikimin në Euro 2024 duke i marrë vendin e parë Rumanisë në Grupin I.
Përfaqësuesja helvete mori epërsinë me golin e Vargas në minutën e 36-të, pas pasimit të dhënë nga Fernandez.
Izraeli nuk u dorëzua dhe barazoi me Weissman.
Me 12 pikë të grumbulluara Izraeli ka shanse reale për t’u kualifikuar nëse fiton dy ndeshjet e radhës, me Rumaninë dhe Andorrën.
Matematikisht, edhe pse duket e pamundur, është në lojë edhe Kosova, e cila mund të kualifikohet si e dyta nëse mposht Zvicrën dhe Rumaninë.